• |
ide | kryesore

Kontrolle në rrugën Tiranë-Elbasan, gjoba dhe pezullime të lejeve të drejtimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia rrugore ka pezulluar 10 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë gjatë kontrolleve në rrugën Tiranë-Elbasan. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se janë vendosur 14 gjoba nga 2.000 deri në 4.000 lekë për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet e policisë kanë vijuar në Tiranë, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi pasi drejtuesit e mjeteve ishin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 13 gjoba me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *