• |
ide | kryesore

Rama mohon koalicionin me Doshin: Mbledhja e Shkodrës, përrallë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mbledhja e drejtuesve lokalë në Shkodër zbuloi bashkëpunimin në bazë mes PS-së dhe PSD-së së Tom Doshit që konsiderohej “aleati” që kishte marrë të gjitha punësimet në administratë.


Ky takim nxori zbuluar edhe deklaratat e kryeministrit Rama që publikisht e mohon koalicionin me Doshin dhe në anën tjetër predikon emërime në administratë në bazë të meritokracisë dhe jo përkatësisë politike.


Në emisionin “Open” në TCH, Rama e mohoi të ketë një bashkëpunim me Doshin duke i quajtur përralla diskutimet e publikuara dhe të pamohuara deri tani nga asnjë të pranishmit.

“Berishën, nuk do ta nxjerrësh nga grupi, mos e nxirr. Nuk do ta përjashtosh mos e përjashto. Nuk të vijnë SHBA me thikë në fyt.

Unë Tom Doshin e kam përjashtuar nga partia. Mbledhja në Shkodër? Këto janë përralla. Është e prerë dhe kush nuk e ka kuptuar duhet ta kuptojë.

PS dhe mandati i tretë nuk ka për të lidhur më drejtorin me partinë. Bëhet një mbledhje e mbyllur partie në Shkodër.

Dalin ca fjalë që merren në portale dhe bëhen kronika. Vijnë këtu dhe më pyesni mua. Ai votat atje i merr vetë. Nuk ja jap as unë as ti. Përsa i përket çështjes non grata ajo është çështje e tij” – tha Rama që foli edhe për shpalljen “non grata” të Berishës.

“Ky lloj sovranizmi që ngre Flamuri (Noka) është si gjethet e fikut tek ato pikturat për të fshehur organet.
Kam shumë keqardhje për atë zotërinë (Berishën) që vjen vërdallë dhe është simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vjet. Unë jam përpjekur për ta zhdukur dhe e kam zhdukur.

Bashën apo Berishën? Nuk kam preferencë dhe as nuk bëj dallim. Ai është një sherr atje në një familje të shthurur” – tha Rama. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Rama eshte nje Turke Otomane.. per nga menyra e qeverisjes dhe e propagandese .. prandaje po mundohwt te ben shqiprine nje Turqie të neveritshme komplet neper mjet Xhamive Turke dhe shkollave… prandaje njerzit po largohen nga Shqiprija qofte edhe myslimanet…..Se pse shumica e myslimanve Shqiptare duane të jetone në nje vende demokratike Evropjane Jo ku xhamite dhe hoxhallaret të zen frymen me mentalitet e tyre Otomane Talibane… Rama fitone se pse perballe ka disa vrase se hajdute Jane të gjith

      1. pse ta krahasosh shqiperin me turqin e erdoganit te pafe te ben? as xhamia nuk te jep besimin ne Zot; as turqit e asnje popull nuk esht superior ne religjion. po qe shembellejm ne autokraci kjo po!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu