• |
ide | kryesore

Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri, presim 24 orë para se të ndërhyjmë

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  ka reaguar pas kërkesës së sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili në kuadër të situatës së krijuar në veri të Kosovës ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe kthim në dialog.


Vuçiç në reagimin e tij i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse ajo nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.


I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, është shprehur Vuçiç për mediat serbe.

Ndër të tjera ai ka thënë se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

7 Comments

  1. Po me duket si lojna te koordinuara. Albini e gerric dhe serbet do shkojne deri ne Iber,njello sic bene ruset ne ukraine.

  2. Agresori bën viktimën. SHBA, BE dhe NATO duhet ta kishin ndaluar me kohë këtë teatër pervers që luhet në mes të Evropës nëse vërtet promovojnë paqen dhe demokracinë si vlera perëndimore. Në të kundër të thonë troç që sistemi i tyre për mbrojtjen e këtyre vlerave ka dështuar.

  3. Berisha kishte parashikuar rezistence dhe dorëheqje nga Basha, si dhe çdo kryetar, që do ta pasonte atë, për t’i shkuar deri në fund shpërdorimit vetjak, që ai do t’i bënte PD-se, në një karshillëk të tillë “vetëvrasës” me SHBA-të. Pikërisht ky është antiheroizmi si tipar dallues i Berishës dhe që e përcakton përfundimisht atë, si politikanin më të poshtër të kësaj epoke post komunizëm. Berisha po kërkon hapur dhe me këmbëngulje sakrifikimin e të tjerëve për të. Berisha nuk ka qenë hero. Kurrë nuk mund të gjejmë një sakrifikim sado të vogël në funksion të vendit të tij,ja dhe don Kishot serb,njelloj si don Kishoti salih karaxhic berisha ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu