• |
ide | kryesore

Kush do të jetë ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë? Askujt nuk i bëhet vonë

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Nga gjithë arritjet e Angela Merkel, politika e jashtme në këto vite, e më qartësisht marrëdhënia e Gjermanisë me pjesën tjetër të botës përjashto pak vende as e kanë dëgjuar ndonjëherë emrin e Heiko Josef Maas.

Maas mori pozicionin aktual në qeverinë e Merkel në fillim të vitit 2018, dhe rruga e tij drejt postit të ministrit të jashtëm ishte thuajse aksidentale. Ai shumë shpejt fitoi reputacionin si “ministri më i keq i jashtëm që nga viti 1945 ,” kjo për t’i dhënë mundësi Merkel që të ketë kontroll më të madh të politikës së jashtme Gjermane nga zyra e saj.

Gjatë periudhës së Merkel në krye të kancelarisë ajo ka mundur gradualisht të marrë nën kontroll çdo aspekt të portofolit të politikës së jashtë – nga Europa drejt marrëdhënieve transatlantike e deri tek marrëdhënia me Kinën, shprehen zyrtarët gjermanë. Ndonëse është e natyrshme për një lider të një vendi që të marrë në dorë çështje të nxehta të politikës së jashtme, Merkel e zgjeroi pushtetin e saj përtej tyre dhe normave të kuptueshme duke u fokusuar në çështje si zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor dhe Libia.

Zhvillimet e tilla kanë ndezur një debat brenda qeverisë nëse duhet të shkojmë një hap më tej dhe të ndjekim modelin Amerikan duke krijuar një Këshill Kombëtar të Sigurisë nën autoritetin e Kancelares. Ideja, e lindur nga dëshira për një koordinim më të mirë dhe për reaksione më efektive, është përballur me një rezistencë të madhe në zyrat e ministrisë së jashtme. Një herë e një kohë qendër e një influence të madhe të fuqisë së Gjermanisë, ministria duket se po përballet me një status më të ulët ndonëse ajo ka më shumë se 12 mijë të punësuar dhe një rrjet trupi diplomatik prej 230 diplomatësh.

Mbase është shumë vonë.

“Nëse ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të dëshirojë të rrisë relevancën e ministrisë së tij, ai apo ajo duhet të investojë një kapital të madh politik për të reformuar ministrinë dhe për të qenë i aftë të përdorë ekspertizën e ministrave të tjerë dhe të thuajse 200 gjermanëve në misione tej kufijve për të krijuar një rrjet të ri politikash të jashtme,” u shpreh Sarah Brockmeier, një analiste e politikave të jashtme në Institutin Global të Politikave Publike. “Kjo do të kërkojë reforma sinjifikative përfshirë dhe politika të reja në lidhje me karrierën diplomatike, burokracinë e brendshme, IT, dijen e menaxhimin e personalit.”

Ministri përherë e në tkurrje

Trendi për të qëndruar larg ministrisë së jashtme ka ardhur dhe si pasojë e një krize të jashtme të vazhdueshme me të cilën është përballur Gjermania gjatë viteve të Merkel, që nga problemet e eurozonës edhe tek kriza e refugjatëve përfaqësojnë një zhvendosje fondamentale nga qasja tradicionale e vendit në politikën e jashtme.
“Bota e politikës së jashtme duhet të punojë sot me një ritëm më të shpejtë, më konfliktual dhe më kompleks,” u shpreh Daniela Schwarzer, e cila ka drejtuar Fondacionin Shoqëria e Hapur. “Qeveria sot përballet me sfida që janë më të shpejta dhe duhet të punohen në disa fusha të politikës.”

Në vend të një gjeneralisti, Merkel – që ka përfunduar universitetin për fizikë dhe që i ka bezdi derdimenët – preferonte ekspertët. Kur kancelaria kishte nevojë për të zëvendësuar një këshilltar të hershëm të politikës së jashtme në 2017 ajo zgjodhi në vend të tij jo një pasues nga lista e gjatë e ministrisë së jashtme por një njeri nga gjyqësori. Arsyeja; Kandidati ishte një ekspert në politikat e strehimit, çështja që dominonte agjendën në atë kohë.

Ministria e jashtme qe n herë e një kohë një çmim i madh për një partner të ri në qeverisje (disa nga figurat politike kryesore të Gjermanisë, përfshirë edhe Willy Brandt, Hans-Dietrich Genscher dhe Joschka Fischer, kanë mbajtur pozicionin e ministrit të jashtëm). Ai sot renditet i dyti apo i treti në staturë pas ministrive më të forta si ajo e financës dhe ekonomisë.

Me gjashtë kjo nuk do të ndryshojë as në qeverinë e radhës, paçka se çfarë ngjyrash do të ketë ajo. Qoftë fitues Olaf Scholz i Social Demokratëve apo konservatori Armin Laschet, kancelari i ri do të ketë nevojë së paku për një apo dy partnerë për të krijuar qeverinë e re të koalicionit.

Christian Lindner, lideri i Free Democrats, një parti që shumëkush e sheh si xholin në qeverinë e re pas zgjedhjeve, ka kërkuar publikisht ministrinë e financave. Për të Gjelbrit, që janë tejet të bindur se do jenë edhe ato në koalicion, prioriteti i parë është një portofol i bazuar tek mjedisi. Kjo do të thotë se ministria e jashtme me gjasë do të jetë diçka që i takon dorës së dytë dhe të një staturë të ulët dhe do vazhdojë të jetë nën influencën e kancelarisë.

Qoftë Scholz apo Laschet apo kushdo tjetër, lideri i radhës gjerman me gjasë nuk do të heqë dorë nga autoriteti i tij mbi politikën e jashtme të cilin Merkeli e mblodhi gjatë kësaj periudhe. Me një Gjermani që përballet me një kohë vendimmarrjesh të mëdha në fronte të ndryshme, qasja e saj ndaj Europës, SHBA dhe Kinës mes të tjera, do të justifikonin një pushtet kaq të madh të kancelarit në politikën e jashtme.

Problemi me qasjen e Merkel në politikën e jashtme, sipas kritikëve të saj, është se ajo nuk qe e njëtrajtshme por hera herës çedonte dhe hera herës qe reaktive. Në vend që të parashikonte ngjarjet si ajo e refugjatëve të 2015- megjithëse ishte e qartë që po vinte – qeveria e saj u kap në pasiguri. Një rol natyral i ministrit të jashtëm do të ishte që t’i ofronte një sinjal asaj për këtë situatë shumë më herët në kohë.

“Në përgjithësi, shumica e diskutimeve që unë dëgjoj janë për të lëvizur larg ministrisë së jashtme,” u shpreh Roderick Parkes, drejtori i kërkimit në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë. “Por atje është gjithashtu edhe një uri për Gjermaninë që të kthehet në krye të çështjeve ndërkombëtare dhe larg një menaxhere krizash dhe kthimit të ministrisë së jashtme në një vend të rëndësishëm.”

Jo më Maas

Thënë kjo, rënia e ministrisë së jashtme është diçka kaq e qartë saqë është thuajse e pamundur për ta kthyer pas.
Nisi gjatë mandatit të dytë të Merkel, kur ajo formoi një qeveri me Free Democrats (FDP). Guido Westerwelle, lideri i partisë në atë kohë, kishte një të shkuar financiare por, duke dëshiruar prestigjin në portofolin ndërkombëtar, ai kërkoi që të merrte ministrinë e financave. Një herë në zyrë, gjithsesi, ai tregoi shumë pak interes për vendin dhe u konsiderua një dështim.

Ndonëse ministria mori pak veten nën drejtimin e social demokratit Frank-Walter Steinmeier kur ai mori kontrollin në 2013 (ai shërbeu edhe gjatë mandatit të parë të Merkel), kancelarja e kishte marrë nën kontroll shumicën e politikës sëjashtme dhe çështjeve të saj për Europën dhe më tej.

Pasi SPD ra dakord që të ripërsëriste koalicionin me Merkel pas zgjedhjeve të 2017 një beteje mbretërore mbi politikën e jashtme lindi në kampin e qendrës së majtë të ministrit në detyrë Sigmar Gabriel, që mori drejtimin pasi Steinmeier u bë president, dhe Martin Schulz asokohe lideri SPD. Beteja u bë aq e ashpër saqë të dy njerëzit u larguan dhe vendin e tyre e mori Maas, ministri i drejtësisë.

Një jurist, Maas ka qenë i njohur për italishten e tij të mirë (në 2016, revista gjermane GQ e votoi atë (burri më i mirëveshur i vitit) dhe daljet e tij me një aktore televizive në Gjermani. Ndonëse e dashura e tij dikur ka luajtur rolin e tij të një diplomateje gjermane në një film, Maas nga ana e tij nuk kishte asnjë eksperiencë në politikën e jashtme. I lindur në Saarland në jugperëndim të Gjermanisë dhe në kufi me Francën, Maas’ flet një anglishte rudimentare.

Por për Merkel dhe ekipin e saj kjo e bënte Maas tejet perfekt për punën. Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, të dy pesha të renda në politikë dhe me qendër të madh graviteti e dëshirë për të vendosur vulën e tyre në politikën e jashtme, Mass, ka shpenzuar karrierën e tij si një politikan lokal i SPD në vendin e tij të lindjes, duke i ngjasuar një keci ndërsa qëndronte nën hijen e Mike Pompeos, ish sekretari i shtetit të presidentit Trump.

Maas u përpoq t’i binte nga pas SHBA dhe administratës së saj në fillim të mandatit duke qenë një mbrojtës i “Aleancës së Multilateralizmit” bashkë me Francën, duke u lidhur gjithashtu me Kanadanë dhe Japoninë. Por përtej disa prononcimeve të vakëta mbi rëndësinë e kooperimit, ai nuk u dëgjua më tej.

Iniciativat e tjera që Maas drejtoi si ministër, si fjala vjen “Enjtja për Demokracinë” një thirrje për demonstrata kundër ekstremizmit të djathtë, përfunduan në dështim.

Duke pasur parasysh që Maas erdhi në zyrë pa asnjë të shkuar në politikën ndërkombëtare, përfundimi i tij nuk qe dhe aq një surprizë. Njëri mund të argumentojë se kjo qe e pashmangshme.

“Çfarë kërkon Heiko Maas” pyeste liberalja DieZelt në 2019, ndërsa provat po mblidheshin për të treguar se Maas qe deri në fyt i zënë.

Në retrospektivë, pyetja është irrelevante.

Siç edhe Merkel e dëshmoi, Maas kurrë nuk dëshironte ministrinë e jashtme. /LAPSI.al, marrë nga Politico.eu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *