• |
ide | kryesore

Basha shmang sulmet ndaj Berishës: Kemi vetëm një armik!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak minuta para se ish-kryeministri Sali Berisha të nisë takimin me simpatizantët e Partisë Demokratike në Durrës, Lulzim Basha preferoi të shmangë një përgjigje direkte për këtë çështje.

Pyetjes, nëse PD po përçahet nga nisma e Berishës, Basha iu përgjigj shkurt duke thënë se armiku i vetëm është Edi Rama.

“PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill” tha Basha pas takimit me ambasadoren Urzsula Gaçek dhe 2 përfaqësues të tjerë që kanë qenë drejtues të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës, Sali Berisha sonte në orën 18:00 do të takojë demokratët në Durrës. Ai është shprehur i vendosur për të vijuar takimet në bazë me qëllimin mbledhjen e firmave për të thirrur forumet e partisë për të rrëzuar vendimin e përjashtimit nga grupi, që sipas ish-kryeministrit është nul.



7 Comments

  1. A ke byth me i nxjerr ato ca te kan then amerikanet per salehun? nejse, salehu po tregon vet qe PD paska qen me mut nga se e dinim, gjithmon nen bekimin e salehut. tani qe ja nguli luli po tregon se ca mut partie ka qen dhe eshte. shum rend

  2. O llulli. Zyrtarisht je fut ne nje faze te rrezikshme. Ajo e irritimit te njerzeve. Me kujdes ne kete faze se je vetem. As grida, as gazi, as salianji, as ata qe bejne gjasme sikur zihen neper komisione. Je vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *