• |
ide | kryesore

Mësuesja vdiq në spital/ Bashkëshorti i 46-vjeçares: Presim drejtësinë, pasi gruaja ishte mirë përpara gjilpërës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një mësuese 46-vjeçare humbi jetën në rrethana të paqarta në Spitalin e Pogradecit një ditë më parë. Bashkëshorti i 46-vjeçares Anila Bazelli thotë se ajo ishte me shëndet të mirë kur u dërgua në spital. Mësuesja ndërroi jetën pak minuta pasi kishte mbërritur në spital e shoqëruar nga familjarët.

Ditën e sotme bashkëshorti ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se gruaja ishte me shëndet të mirë dhe se ka humbur jetën nga mjekimi.

“Ka mbërritur me këmbët e saja, me tension normal. 10 minuta pas gjilpërës, ajo mbaroi direkt. Nuk ka pasur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me astmën. Për të tjerat presim organet e drejtësisë”, tha Luan Bazelli. “Janë organet qe po merren me çështjen, di që zonja ime ka ikur nga mjekimi, pakujdesia”.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *