• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta bën atë që nuk mundi United, Pessina thyen Young Boys: Zenit poker Malmoes

-Instant, F1, Sport, Video



Në ditën e dytë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, Atalanta mposhti Young Boys 1-0 dhe fluturoi në krye të grupit F. Vendosi goli i Pessina në minutën e 68’, i inspiruar nga Duvan Zapata. Në ndeshjen tjetër, atë të Grupit H, Zenit shkatërron Malmoe me një poker, që e mban me shpresë për të qenë ende në garë për një vend në 1/8, natyrisht me vëmendjen e rusëve tani të përqendruar në mbrëmjen e Torinos në sfidën mes Juventus e Chelsea.

Një ndeshje, ku zviceranët që mundën Manchester United në ndeshjen e parë, bënë shumë pak për të shqetësuar të besuarit e Gasperinit, që kishin mundësitë më të mira. Goddess pa t’i anullohet një gol në minutën e 17′ nga Var për pozicion jashtë loje, por Atalanta shkoi pranë golit edhe me Zapata (5′) dhe Pessina (44 ‘), që gabuan pak metra nga porta. Pas një pjese të parë jo brilante, bergamaskët rritën presionin në të dytën e gjetën avantazhin e merituar, me një aksion të ndërtuar nga Zapata e të realizuar nga Pessina. Në fund, Atalanta administron mirë avantazhin e shkoi madje pranë golit të dytë me zëvendësuesin Muriel, të ndaluar nga Von Ballmoos. Atalanta mposht kështu 1-0 Young Boys e mbetet më shumë se kurrë në garë për 1/8.

Në Shën Peterburg, Zenit bën atë që duhej për të siguruar tre pikët e para në Grupin H, pas humbjes së debutim ndaj Chelsea. Suedezët nuk rezistojnë dot dhe dalin me katër gola të tjerë në pasiv, që e con në -7 golavarazhin në dy ndeshje. Claudinho shënoi që në minutën e 9, duke i hapur rrugë goleadës, që u materializua në pjesën e dytë. Në të 49 Kuzyaev dyfishoi shifrat, Sutormin bëri tris 10 minuta nga fundi, ndërsa Wendel shënoi 4-0 në kohën shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *