• |
ide | kryesore

Krim pasioni në Tiranë, shqiptari vret të dashurën franceze dhe më pas veten

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pa kaluar ende tronditja e vrasjes së policit në Lezhë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Klinton Pira me origjinë nga Dibra, ka goditur me thikë 31-vjecaren Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana, por me nënshtetësi franceze. Më pas i riu është hedhur nga kati i tetë i banesës duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa vajza e plagosur zbriti poshtë pallatit për të kërkuar ndihmë. Më pas ajo ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.

Dinamika e ngjarjes

Gjithcka ndodhi pranë shkollës “Pjetër Budi” në Tiranë, afër Gjykatës. Vajza e identifikuar si Jawsackie Jaboah është qëlluar me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.

Lidhja e tyre

Mësohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje intime me njëri-tjetrin prej fillimit të këtij viti. Bashkëjetesa e tyre ishte sa mes Dibrës, Tiranës dhe Francës ku jetonte vajza. Në rrjetet sociale i riu shqiptar kishte postuar disa foto me vajzën, ku shfaqej i lumtur. Në jo pak raste ai shkruante edhe dedikime për të duke i shprehur dashurinë. Motivet e krimit të rëndë janë ende të paqarta. Sipas dëshmive të para të komshinjve, mes dy të rinjve kishte patur zënka edhe një natë më parë. Mendohet se motivet e krimit mund të lidhen me një vendim të mundshëm të vajzës për t’i dhënë fund lidhjes me shqiptarin. Pas bërjes publike të lajmit në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe nëna e djalit dhe familjarë të tjerë të tij. Në gjendje të shokuar ata kërkonin të hynin në banesë dhe të flisnin me policinë.

Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e rëndë

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



18 Comments

    1. Një akt I pashembullt i vetedeklarimi. Një koment qe do te tregoj krenarinë e të qenit racist.

      Ngushëllime familjeve.

    2. O Gazetaret hajduta ky nuk eshte krime pasjoni.. Por krime prej mentaliteti të prapambet Turk Otomane Talibane.. po në feri?? Po në Lushnje?? Po ku do nep Shqiprie?? E per dite .. mose i keq inferiority njerzit o hajdute që jeni nje lloje si politikanet hajduta të pa kome fe e bes siqe jane ilir Meta Sali Berisha Lulzim Basha dhe Edi Rama Erdogani Otomani

      1. Ky eshte krim tipik pasioni. Po te ishte pune mentalititeti nuk lidhej me Ganeze ai. Kush e di sa konflikte i eshte dash te perballoje per kete arsye.

  1. Foltoret mund te flasin kunder Bashes, por tentojne diku tjeter. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ndër vite Ryerson ka qenë një ndër mbështetësit e Berishës dhe i vetmi ambassador amerikan që nuk është përplasur me të.

    Por edhe ai e “tradhtoi”.

  2. një militant lavdëroi Sokol Olldashin dhe pa ju dridhur gjunjët fare u ngrit në këmbë e mbajti një minutë heshtje për të, e më pas u betua se nuk ndërhyri në fushatën e tij. Ndërhyri aq brutalisht, sa ka kërcënuar nënkryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, plus dhjetëra kryetarë degësh, që të mos mbështesin Olldashin.

    Por Olldashi nuk është më dhe Berisha e ka traditë që kundërshtarët e vdekur i do shumë. Si Azemin.Shpellkar e byrektor e qive mamin e motren sot se ti kete di te besh ne jete,o pervers i salihut

  3. Vret veten per nje majmune xhungle. Kishe vrare ate dhe kishe ber ca vite burg dhe do dilje. Ky eshte brezi i patatinave qe vret veten pee minjre e halese. Vari karsa

  4. Me human o njerez, me human.

    Cfare jane keto komente makabre keshtu???

    Ketu jane humbur 2 jete, dhe fajtori kryesor eshte ky Shqiptar qe vrau kete vajze qe erdhi ne Shqiperi pikerisht per kete Dibranin dhe me pas vrau edhe veten.

    Krim i dyfishte qe denohet nga cdo besim fetar.

    Zoti vendos per ta dhe une lutem qe te prehen ne paqe, sidomos ky djali.

    Eshte treguar i dobet pa diskutim dhe nuk po e mohoj, por me human , se cdo diskutim qe beni ketu kunder Edi Rames nuk ka rendesi nese nuk jeni human.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *