• |
ide | kryesore

Skandal racizmi në Pragë: thirrjet fyese për Kamara vinin nga sektori i rezervuar për fëmijët

-Instant, Sport



Jo Racizmit. Slogani i UEFA-s për të luftuar diskriminimin duhet të merret me marrëzinë që mbizotëron në të gjithë Evropën. Problemi përforcohet edhe më shumë nga fakti se thirrjet raciste drejtuar sulmuesit me ngjyrë Kamara, gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës Sparta Prague-Glasgow Rangers, erdhën nga një sektor i rezervuar për 10.000 fëmijë dhe adoleshentë (mosha maksimale 14 vjeç) të pranuar në ndeshje në vend të tifozëve të rregullt: stadiumi ishte në fakt i mbyllur për publikun për shkak të episodeve të mëparshme të diskriminimit kundër Tchouameni, gjatë një ndeshje kundër Monakos.

Tani pritet reagimi dhe masat nga selia e UEFA-s, duke pasur parasysh se stadiumi i Pragës është përsëritës në të tilla sjellje. Kamara u shënjestrua me ulërima dhe klithma që nga castet e para të lojës, praktikisht në çdo prekje të topit, dhe kur ai u ndëshkua me karton të kuq, dalja e tij u shoqërua me duartrokitje kënaqësie.

I njëjti lojtar ishte “shënjestruar” nga fyerjet raciste në Pragë, edhe sezonin e kaluar, kur Rangers u përball me Slavian dhe për këtë arsye një lojtar i ekipit çek, Ondrej Kudela, u pezullua për 10 ndeshje. “Nuk jam i befasuar, ne luajtëm pas dyerve të mbyllura për një arsye. Nuk është hera e parë që kjo ndodh këtu, por nuk është bërë sa duhet,” ishte komenti i dëshpëruar i teknikut të Glasgow Rangers, Steven Gerrard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *