• |
ide | kryesore

Ariana Grande, 5 milionë dollarë për njerëzit me probleme të shëndetit mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Në Ditën Bot e Shëndetit Mendor, këngëtarja Ariana Grande zbuloi se do të dhurojë pesë milionë dollarë për terapi psikologjike falas në bashkëpunim me organizatën Better Help.

 

 Përmes rrjetit  të saj social,Instagram, Ariana u bëri thirrje fansave t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor.
“Edhe pse ky është vetëm një gjest i vogël, unë doja të ri-angazhohesha me Better Help me shpresën se ne do të siguronim qasje në trajtim për më shumë njerëz dhe ndoshta do të frymëzojmë disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe t’i japin përparësi shëndetit tuaj mendor,” ka shkruar Grande.Të interesuarit për këtë ofertë do të marrin terapi falas për një muaj dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë terapinë me Better Help me 15 përqind zbritje për muajin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *