• |
ide | kryesore

Cilët janë artisët më të ndjekur të shekullit të 21

-Instant, Paparazzi, Slider



Pink është emëruar artistja femër më e dëgjuar e Shekullit 21 në Mbretërinë e Bashkuar, në një tabelë të përpiluar nga kompania e licencimit të muzikës PPL. Renditja u përpilua nga të dhënat e përdorimit të muzikës dhe transmetimit nga stacionet radio dhe kanalet televizive. Albumi debutues i Pink “Can’t Take Me Home” u publikua në fillim të shekullit, me një shije R&B dhe hite të tilla si Most Girls, You Make Me Sick dhe There You Go. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, shkoi në një drejtim më rockier me albumin e saj të dytë, para se të përqafonte një tingull pak poppier në shumë prej rekordeve të saj të mëvonshme. Hitet e tilla si Just Give Me A Reason, Try, What About Us, Sober dhe Ëalk Me Home kanë mbetur të rëndësishme në listat e dëgjimit të stacioneve radio shumë kohë pas publikimit të tyre. Madonna doli në vendin e dytë në tabelë pas një karriere katër dekadëshe në të cilën ajo ka publikuar rekorde të suksesshme duke përfshirë True Blue, Ray Of Light dhe Music. Në vendin e tretë është Katy Perry, albumi i tretë i së cilës Teenage Dream ishte një nga më të njohurit e viteve 2010. Rihanna dhe Lady Gaga janë përkatësisht të katërtat dhe të pestat.

Pink
Madonna
Katy Perry
Rihanna
Lady Gaga
Adele
Beyonce
Kylie Minogue
Little Mix
Ëhitney Houston
Taylor Sëift
Sugababes
Kelly Clarkson
Dua Lipa
Ellie Goulding
Christina Aguilera
Diana Ross
Jess Glynne
Rita Ora
Ariana Grande



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *