• |
ide | kryesore

Kampioni i botës Fury ‘kërcënon’ Ronaldon: “Manchester nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne”

-Instant, Sport



Pasi shkatërroi Wilder dhe mbrojti kurorën WBC të peshave të rënda, Tyson Fury shikon përpara dhe zbulon një ëndërr në sirtar: të luftojë në Old Trafford, stadiumi i ekipit të tij të preferuar Manchester United. Kampioni anglez bën shaka edhe për Cristiano Ronaldon: “Jam vërtet i lumtur që ai është kthyer në Old Trafford, por ky qytet nuk është aq i madh sa për ne të dy! Nëse do të jetoja në Manchester do të ishte një problem. Por unë jam një orë në autostradë në Morecambe, kështu që ka shumë distancë “.

Në një intervistë për The Sun, mbreti i peshave të rënda zbuloi synimet e tij për të ardhmen. “Unë kam ende dy luftime të planifikuara këtu (në Las Vegas), por do të doja të ktheja një duel për titullin botëror në Manchester – shpjegoi ai – Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja për të luftuar në Old Trafford. Ndeshja e fundit ishte Eubank kundër Benn në 1993 (përfundoi në barazim) dhe ishte e pabesueshme”.

Fury duhet të mbrojë titullin në dhjetor kundër fituesit në duelin Whyte-Wallin dhe, më pas, ai do të presë që fituesi i rematch-it mes Usyk dhe Joshuas të unifikojë të gjitha kurorat e botës për ta sfiduar. E nëse bashkatdhetari fiton, ëndrra e tij për të luftuar në Teatrin e rendrrave mund të bëhet realitet në vitin 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *