• |
ide | kryesore

Divorci me Wanda Nara: Icardi i mbetet PSG-së në derë, pa menaxher vështirë të shitet

-Instant, Sport



Marrëdhënia me klubin parizian nuk ishte idilike, ish-lojtari i Interit është sulmuesi i 5-të në preferencat e Pochettinos. E lufta e mundshme me ish-gruan e tij, Wanda Nara, nuk do t’i lehtësojë negociatat e ardhshme të merkatos.

Ky është shqetësimi më i madh i PSG, që shpresonte ta largonte që në janar, pasi është mësuar tradhëtia e Icardit e ndarja e çiftit. Situata mes dyshes më të përfolur në futboll është konfirmuar nga lajmi (i postuar nga vetë ajo në Instagram), se Wanda ka marrë një fluturim privat që në orën 1 të mëngjesit, duke marrë edhe dy nga tre vajzat që ka me Icardin.

Wanda duket kështu se është larguar tashmë nga Parisi, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me një aktore argjentinase. Por përtej çështjeve rreptësisht familjare, edhe pse të ekspozuara në publik, del edhe ajo krejtësisht profesionale, duke qenë se Nara është gjithashtu menaxhere e sulmuesit të PSG. E në kohën kur prej muajsh PSG kërkonte një blerës për Icardi, klubi i Emirit të Katarit do të gjendet tashmë në një situatë edhe më të pashpresë.



1 Comment

  1. Po kush e merr seriozisht si menaxhere kete mor se na hapet barkun. Po te ishte realisht menaxhere kjo nuk menaxhonte vetem burrin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *