• |
ide | kryesore

Rezultatet/ Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, “shuplakë” për Zoran Zaev

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

LSDM, partia që drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka marrë një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet lokale të së dielës. Në raundin e parë, partia opozitare VMRO-DPMNE fitoi 18 kryetarë komunash, ndërsa LSDM-ja 9.


LSDM shkon në balotazh edhe në bastionin historik, Kumanovë. Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski u radhit i pari duke e mundur me një diferencë të ngushtë kandidatin e LSDM-së Oliver Ilievski.


Nga komunat historikisht socialdemokrate, partia e Zaev fitoi vetëm Strumicën. BDI-ja e Ali Ahmetit fitoi në 3 komuna, ndërsa komunat tjera shqiptare shkojnë në balotazh. Janë gjithsej 40 komuna ku do të shkohet në balotazh.

Komunat kryesore shqiptare do të duan një raund të dytë zgjedhjesh pasi asnjë nga kandidatat nuk ka marrë më shumë se gjysma e votave. Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku diferenca në raundin e parë është vetëm 600 vota.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së ku dallimi është 1500 vota.

Opozita shqiptare kryeson thellë në Gostivar ku kryetari aktual Arben Taravari prin me rreth 3000 vota kundrejt Nevzat Bejtës së BDI-së. Beteja në raundin e parë në këtë komunë nuk u përmbyll për dhjetëra vota.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor kur do të votohet vetëm për kryetar të komunave. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.