• |
ide | kryesore

Nga Dinamo në Maldive: ish-trajneri i bluve merr drejtimin e një kombëtareje

-Instant, F1, Sport



Te Dinamo nuk la gjurmë, ose më saktë la gjurmët e shëmtuara të një ikje të papritur. E megjithatë, Francesco Moriero rifillon nga një parajsë tokësore: italiani është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit në Maldive. Një kontratë njëvjeçare për ish-lojtarin e Interit, i cili do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të pozicionuar në vendin e 158 në renditjen e FIFA-s.

Ndryshe nga koha kur drejtonte blutë e Tiranës, kur ishte bashkë me Fabrizio Miccolin, Moriero nuk do të ketë njerëz të besuar në staf, por e pranoi sfidën. Që kur ka nisur të trajnojë, Checco është përballur me disa situata. Duke filluar nga përvoja e tij e parë, në 2006, kur për disa muaj ai drejtoi Africa Sports National në Bregun e Fildishtë. Pastaj shumë ekipe në Serie C në Itali, pak në Serie B dhe jashtë vendit Luganon dhe Dinamon e Tiranës.

Gjeografikisht dhe madje edhe shpirtërisht kjo është edhe sfida më e largët nga futbolli i tij. Maldivet ndryshuan trajner pas mungesës së arritjes në finalen e Kupës së Azisë Jugore. Humbja 3-1 kundër Indisë më 13 tetor i eleminoi ata nga finalja kundër Nepalit. Një hap fals që u pasua nga eliminimi në rrugëtimin e kualifikueseve drejt Kupës së Botës 2022. Rindërtimi tani i takon Morieros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *