• |
ide | kryesore

“Basha më kërkoi dorëheqjen”, flet deputeti i Fierit, Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka rrëfyer takimin që ka patur me Lulzim Bashën mbrëmjen e kaluar, ndërsa është përfolur në media për zëvëndësimin e tij në postin e kryetarit të degës së PD-së në Fier.


Baçi tha se ka qenë një takim 10 minuta në selinë e PD, ku Basha i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, gjë që deputeti e ka refuzuar.


Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Kryesisë së PD në Fier, Baçi u shpreh se ka kërkuar nga Basha që të mos komandojë emër tjetër pa pyetur më parë drejtuesit e PD atje.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës”

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi njoftoi se një numër i konsiderueshëm i delegatëve demokratë të Fierit kanë firmosur për ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

“520 delegatë të Fierit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe do të marrin pjesë në atë Kuvend”.

Mësohet se Qarku i Fierit ka 600 delegatë me të drejtë vote në Kuvendin Kombëtar.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu