• |
ide | kryesore

Mesazh i fortë i Ramës ndaj Veliajt/ Çon Bela Ballukun t’i dalë për zot punëve të Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama i ka dërguar një sinjal të fortë Erion Veliajt, se ai mund të mos jetë kandidati i PS për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme lokale, kurdo qofshin ato. Nuk dihet nëse mes kryeministrit dhe benjaminit të tij ka ndonjë mosmarrëveshje për momentin, por mënyra brutale me të cilën kryebashkiaku është shpërfillur nga funksionet e tij, të bën të mendosh se Rama ka dashur t’i çojë një mesazh të qartë dhe të fortë.

Për këtë ka përdorur Belinda Ballukun, ministrja e cila prej kohësh është përfolur si njeriu me ambicien dhe përgatitjen e duhur për t’u ulur në karrigen e Erion Veliajt, mandatin e radhës.

Terreni i krijuar për Belinda Ballukun është krijuar nga një mosmarrëveshje e Bashkisë me operatorët e transportit. Prej disa ditësh, stacionet e autobuzëve në Tiranë janë shndërruar në pika grumbullimi të qindra qytetarëve që presin autobuzët e rrallë në qarkullim. Lëvizja brenda Tiranës është shndërruar në torturë për shtresën më të varfër të popullsisë, që nuk ka mundësi të lëvizë me makinë.

Operatorëve e transportit ndërqytetas po punojnë me 50% të kapaciteteve, pasi kërkojnë kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, indeksim të çmimit të konsumit të naftës dhe zbritjen e TVSH-së në 6%.

Ndërkohë që kjo po ndodh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, është duke shijuar një vizitë në Izrael. Është në Tel-Aviv për disa takime, ku thotë se po shkëmben pikëpamjet për disa mekanizma inovative me homologun e tij izraelit. Dhe ndërsa Veliaj shpërndan buzëqeshje nga Tel-Avivi, Belinda Balluku i ka dalë për zot punës që i takonte Veliajt.

Pasditen e së enjtes, ajo u shfaq në një takim me operatorët e transportit, për të dëgjuar ankesat e tyre. Që në krye të tryezës e dërgoi Edi Rama, Belinda Balluku e sqaroi që në fillim, kur tha: “Me kërkesë të kryeministrit vëmëndja do të jetë maksimale ndaj operatorëve të transportit, qoftë ato që operojnë në zonën qytetase, qoftë ato që operojnë në zonën ndërqytetase”.

Në mungesë të Veliajt, Balluku foli edhe në emër të Bashkisë së Tiranës. “Bashkia e Tiranës ndan të njëjtin pozicion me ne” tha e dërguara e Ramës, ndërsa në krahun e majtë i qëndronte i heshtur Arbian Mazniku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së kryeqytetit.

Vetë Balluku nuk e fshehu problemin që ka lënë pas vizitori i Tel-Avivit. Ajo foli për një situatë “të agravuar” në kryeqytet, ndërsa tha se do të angazhohej personalisht për ta zgjidhur. Edhe kritikat e operatorëve të transportit për Erion Veliajn që kishte refuzuar t’i dëgjonte u pritën me qetësi nga Balluku, e cila transmetoi gjithçka live nga profili i saj në Facebook.

Lexo edhe: Erion Veliaj del hapur/ Shpreh admirim për “atvrasjen” politike që kreu Lulzim Basha

Lexo edhe: Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon Unazën

Lexo edhe: Kulisat politike/ Si po luan Veliaj nën hijen dhe brenda pushtetit të Ramës

Nuk dihet nëse kjo levizje e Ramës me Ballukun, vjen si surprizë për Veliajn. Por Lapsi.al raportoi pak ditë më parë një qëndrim atipik të numrit një të Bashkisë së Tiranës, i cili përgëzonte Lulzim Bashën për aktin e përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Veliaj ngrinte lart aktin e kreut të PD-së, atë që ndryshe u quajt “atvrasje”, duke shfaqur në mënyrë të tërthortë edhe admirimin e tij për një akt, që vetë nuk pati shansin ta bëjë, sepse Rama fitoi mandatin e tretë./Lapsi.al



14 Comments

  1. “agravuar”=renduar. Kush ua ka dhene provimin e gjuhes, se me kete menyre shkrimi ju te “panikosni”

  2. Respekte per terbunin e demokracis dhe vegjelis,prof dok saliun . Ay do rilindi shqupin dhe do sjelli zgjedhje te lira dhe te ndershem per pd.Gjithashtu respekte per njeriun perendimor dhe te shkollur ne perendim z Luli.Te dy keta udhheqsa dhe lidera se bashku do shkatrrojn mafine e edvinit te zi te drogs,kakaines dhe lali fikut.Bashkohuni or zotrinj qy ta fitojm betejen .???

  3. Do ishte mrekulli. Kushdo eshte me mire se erion veliaj. Por, kam frike se rama eshte urdheruar nga lart, qe jo vetem te kete kryetar bashkie, por dhe pasardhes.

  4. Dmth Bashkia refuzon ti degjoje. Ndersa Rama thote po.
    Normal.
    Pse kot u ngrit Min. Per mbrojtjen e Sipermarrjes?

    Rama halabak ordiner me ambicie do jua haj kokat ketyre te majteve me iluzione. Rruga e tij shkon gjithe e me shume djathtas drejt ekstremit
    Bracen e flaku, Pandeliun po
    I vetmi shpetim i ketyre eshte te nderrojne gjini. Por dhe femrat sa vjen po i perzgjedh neperka te reja pa eksperience. Anila Denaj profesioniste ekonomie e zbythi.

    Shtrydhje limoni.

  5. Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës

  6. Kjo baxhella e rrugve te qeverise bashke me kurven e fiqve te mbyllin rruget e tiranes se kullat ngrihen per 1 vit rruget rrine me vite te tera. taksat e i marrin nje me nje nga populli dhe pune lesh. mjegull eshte bere Tirana sa sdime ku te ecim . Nje cope rruge eshte hoxha tahsim dhe mejgull behet dhe asnje nuk punon ne rruge ……

  7. Të gjithë e kanë një ditë të tyre që e kuptojnë që Sali Berisha është një kriminel. Mund ta kuptojnë për arsye personale, politike, shtetërore apo ndërkombëtare, kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Sali Berisha të izolohet dhe shqiptarët të kuptojnë që ai nuk është duke luftuar për demokraci, por për të përdorur demokratët shqiptarë si talibanë kundër SHBA.

  8. Lali Bytha do shtrydhet si limon pastaj do hidhet, ose do ta shpetoj baba Sorrosi. Si te vij urdhri ashtu do veprohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *