• |
ide | kryesore

Mësuesja dhe 8 nxënës me Covid, mbyllet një klasë në Libohovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë afro gjysma e klasës.

Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes së zinxhirit të infektimit për tek nxënësit e tjerë të klasës.

Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyre tek “ADISA” pasi janë konstatuar punonjës të prekur me koronavirus. Sot në Shqipëri nga 3677 testime u zbuluan 566 qytetarë të infektuar. Gjashtë qytetarë humbën jetën dhe 513 u shëruan nga sëmundja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *