• |
ide | kryesore

Dy rusët “non grata” në Kosovë, ambasada në Beograd injoron aktin: Asnjë vendim i Prishtinës s’ka fuqi ligjore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada ruse në Serbi e ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila shpalli non grata dy diplomatë rusë. Në reagimin e tyre thuhet se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *