• |
ide | kryesore

U gjet në xhungël, shikoni si ka ndryshuar jeta e “Moglit” të vërtetë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

“Mogli” i jetës reale, i cili u rrit në një xhungël të Ruandës për t’u shpëtuar ngacmuesve mizorë që tallnin për paraqitjen e tij duket se ka ndryshuar krejtësisht jetën e tij. Tani ai vesh një kostum për të shkuar në shkollë.


Bëhet fjalë për Zanziman Ellie që mori mbështetje nga e gjithë bota vitin e kaluar pas një dokumentari për jetën e tij, i cili u transmetua në shkurt në YouTube nga Afrimax TV.


Zanzimani ka lindur në vitin 1999, por pothuajse menjëherë u shmang nga komuniteti dhe u përball me ngacmime të vazhdueshme nga bashkëmoshatarët e tij për shkak të pamjes së tij.

Atij iu mohua shkollimi me arsyetimin se nuk kishte aftësi mendore për t’u përqendruar në klasë dhe për këtë arsye ai ishte i destinuar të kalonte jetën e tij duke kërkuar ushqim në xhungël.

Në dokumentar, nëna e Zanzimanit u tha gazetarëve se për shkak të pamjes së tij, Ellie ishte shënjestër e bullizmit në fshat gjatë gjithë jetës së tij, bashkëmoshatarët e thërrisnin me emra abuzivë.

A real Moogle who lived in the jungle to escape a cruel bully wears a suit  when heading to school – Uber Turco News

Zanziman vuan nga mikrocefalia, një sëmundje ku koka e foshnjës është shumë më e vogël se sa duhet.
Pas transmetimit të dokumentarit, një faqe GoFundMe mori një lumë donacionesh nga shikuesit në mbarë botën me shpresën se mund të ndërtohej një jetë e re për Zanziman dhe nënën e tij.

Mediat vendase shkruajnë se donacionet janë përdorur për të dërguar Zanziman në një shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai tani vesh rregullisht një kostum të mirë teksa shkon në klasë ku po studion për t’u bërë i aftë për komunitetin e tij.

Real-life Mowgli' shunned by community now wears a suit and goes to school  - World News - Mirror Online

“Zoti është një mrekullibërës. Ai po talleshin dhe unë vrapoja shpesh pas tij. Për momentin ai është në shkollë me moshatarët e tij dhe jam shumë e lumtur. Djali im po kalon një jetë të mirë, dashamirës më kanë ndërtuar një shtëpi… më është hequr halli” – tha nëna e tij.

Real-life Mowgli who lived in jungle to escape cruel bullies dons suit as  he heads off to school

Zanzimani tani është si një personazh i famshëm dhe njerëzit e ndalojnë vazhdimisht në rrugë për të bërë një foto me të riun, jeta e të cilit ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga publikimi i dokumentarit. ©LAPSI.al

Real-Life Mowgli' Now Wears A Suit And Goes To School Conheça a história de Zanziman Ellie, o menino Mogli da vida real News, sport, celebrities and gossip | The Sun

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu