• |
ide | kryesore

Allegri, “driblon” presionin: “Inter mbetet favorit për titullin. Vendimtare? Ishte më shumë Roma”

-Instant, Sport



Kthehet një klasike e madhe që nuk është vetëm Inter-Juventus, por edhe ndeshja në pankinë mes Simone Inzaghit dhe Massimiliano Allegrit. Max i është kthyer dashurisë së tij të vjetër pas dy vitesh mungesë nga skena, ndërsa Inzaghi, i cili ka qenë prej kohësh kandidat për ta zëvendësuar atë, iu bashkua Interit, një klub që gjithashtu kishte kërkuar Allegrin në verë. Trajneri i Juventusit megjithatë preferon të mos dalë hapur siç kishte ndodhur me Realin: “Në dy vite me ujë nën ura ka kaluar shumë, më kanë afruar në shumë pankina. Në fund bëra zgjedhjen e Juventusit dhe isha i lumtur”.

Edhe Allegri është i lumtur që rikthehet për të jetuar një ndeshje të madhe me publik: “Do të ketë 60 mijë shikues në Meazza, do të jetë një mbrëmje e bukur dhe do të dalë një ndeshje e mrekullueshme. Interi është ende më i forti dhe favoriti për të fituar titullin. Do të jetë një test i rëndësishëm për ne, por nuk është një sfidë vendimtare, por fitorja do të na mundësonte të bëjmë një hap përpara dhe të zgjasim serinë pozitive. Ai ndaj Romës ishte shumë më vendimtar. Nuk mund të mendojmë se me një ndeshje fiton apo humb kampionatin. Duhet të mendojmë për gjetjen e vazhdimësisë”.

Dybala është gati dhe me shumë mundësi do të startojë nga pankina, Rabiot është bërë negativ ndaj Covid, por më së shumti do të grumbullohet për ndeshjen, sepse për të luajtur është vështirë. Për pjesën tjetër, trajneri nuk zbërthehet: “Zakonisht formacionin e vendos të shtunën, këtë herë mendoj ta bëj të dielën. Ne jemi pothuajse të kompletuar dhe kjo është e rëndësishme nga këtu deri në ndalesë. Chiesa bëri një lojë të mirë në Rusi, Chiellini është gati për të luajtur, do të luajnë dy mes tij, Bonucci, De Ligt dhe Ruganit. Pastaj, kur De Ligt të jetë gati për të qenë në qendër, atëherë ne gjithashtu mund të luajmë edhe me tre prapa. Kemi shumë ndeshje, do të ketë vend për të gjithë”. Ndjesia është se Allegri po mendon për një 3-5-2 me Danilo dhe Bonucci të sigurt dhe një balotazh Chiellini-De Ligt, në sulm do të jetë Morata, me një mes Chiesa dhe Kulusevskit, që shënoi golin e parë në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *