• |
ide | kryesore

Pas vrasjes aksidentale nga aktori i njohur, reagon familja e kineastes: Fajtorët duhet të paguajnë

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e  Halyna Hutchins  ka reaguar ndaj vrasjes së saj aksidentalisht gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA .

Një mikesha e kineastes së ndjerë, Halyna Hutchines ka treguar për “The Sun” se prindërit kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta , ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë.“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ato kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim , atëherë ai do të duhet të paguajë”, janë shprehur ata.Gjithashtu ata nuk arrijnë ta kuptojnë se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, kur pretendohet që gjithçka realizohet në masa të rrepta sigurie .Halyna dhe regjisori i filmit Joel Souza u qëlluan aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin.Hutchins u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos, ku vdiq nga plagët e marra, ndërsa ,regjisori u trajtua për plagët e marra dhe doli nga spitali ditën e premte.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *