• |
ide | kryesore

Pas divorcit, Kim Kardashian i paguan 23 milionë dollarë me Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian i ka paguar Kanye West 23 milionë dollarë për të mbajtur shttëpinë në Hidden Hills, që u ble nga ish-çifti në 2014.

Medit raportojnë se Kardashian, pagoi 20 milionë dollarë për pronën dhe 3 milionë dollarë për mobiljet, tani ajo njihet zyrtarisht si pronarja e vetme. Ish-çifti e kishte blerë pronën për 20 milionë dollarë në 2014, më pas ata e shkatërruan dhe rindërtuan nga e para, proces që zgjati mbi gjashtë vjet.Vendimi zyrtar i gjykatës vjen pasi reperi nxori në shitje fermën e tij më 11 tetor. Kujtojmë se Kim dhe Kanye u ndanë në shkurt të këtij viti.

Të dy ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: vajzat, North dhe Çikago, dhe djemtë, Saint dhe Psal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *