• |
ide | kryesore

Punimet në rrjet, zonat e Tiranës që nesër s’do të kenë energji elektrike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit do të përballen me mungesë të energjisë elektrike në ditët në vijim, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

OSHEE njofton se në datat 26-28 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Uzina Dinamo.

Si pasojë, pa energji, nesër do të jenë pa drita zona shinave të trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave dhe rruga “Don Bosko”.

Në 27 tetor, do të ketë pjesërisht ndërprerje energjie në zonën pranë shinave të trenit dhe rrugën “Vangjel Noti”.

Ndërsa të enjten, në 28 tetor, pa drita për 4 orë do të jetë pjesërisht Paskuqani, zona e Bathores lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe dhe rruga “Jordan Misja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *