• |
ide | kryesore

Aksion i madh në Belgjikë/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, 64 të arrestuar

Arkiva



Përpara dy ditësh një bandë e fuqishme në Belgjikë është goditur. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 64 persona dhe u sekuestruan shume armë dhe sasi të larta kokaine. Mes anëtarëve të bandës që janë arrestuar ka edhe shqiptarë. Policia njofton që një pjesë e anëtarëve të organizatës kriminale vijojnë që të jenë në kërkim nga drejtësia belge për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje. Kjo organizatë kriminale akuzohet edhe për vrasjen e Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar.

“Organizata kriminale e shënjestruar nga operacioni i gjerë policor i kryer nën drejtimin e prokurorisë federale është përgjegjëse edhe për atentatin ndaj një shqiptari të kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek” shkruan media belge.

Organizata kriminale akuzohet për trafikun e tonelatave drogë nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e tyre në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *