• |
ide | kryesore

“SKAP është bërë organizatë kriminale”, Berisha: Nuk hetuan Bajrit, por e çuan dosjen në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar sot SPAK-un si një organizatë kriminale, duke iu referuar sipas tij, vendimit për të mos hetuar anëtarë të fisit Bajri në Shkodër.

Në konferencën për shtyp ai tha se Bajrat, nuk u hetuan nga SPAK, pasi sipas këtij institucioni nuk shin organizatë kriminale dhe dosja e tyre është transferuar në Shkodër.

“Me terrorin që ushtron banda e Bajrave bëri daën e zgjedhjeve gjithçka të instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin dhe vrasjet e klanit Bajri. Sot dua të denoncoj se SKAP i partisë është një seksion i bandës Bajri, është një organizatë kriminale e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale. Një prokuror guximtar dhe një oficer policie guxoi të zbatojë ligjin dhe prangosi Bajrat për vrasjet e tyre.

Prangosja e tyre kërkonte një guxim para së gjithash, sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse. Por ai ndërroi ligjin. Bajrat në Tiranë erdhën në strofullën e tyre. SKAP i partisë pas disa muaj pseudohetimesh, mbyll dosjen e tyre në Tiranë, duke deklaruar më të paimagjinueshme, se ata nuk përbënin organizatë kriminale, nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP. organizata kriminale SKAP transferoi dosjen në Shkodër dhe atje ishte rregulluar. Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15 vjeçare, doli i pafajshëm”, tha Berisha.



12 Comments

  1. Po ti ik njeher aty, provoje njeher pafajsin tende, se sa me shum konferenca ben per tu shfajesuar aq me shum shton dyshimin qe je per burg. Ne demokraci hetuan pothuajse te gjith liderat, eshte normale. Ca provojn pafajsin ca kapen me presh ne dor. Ti je kap me presh pradnaj e ke marr peng PD, per hallin tend, degjojn demokratet nga mengjesi deri ne dark justifikimet e tua per milionat e eurove te dhendrit.

  2. Ky seshte ne rregull nga trute , si mund te thuash qe SPAK eshte organizate kriminale. Po ju te prokurorise nuk u mjafton kjo qe ti vini hekurat ketij te cmenduri.

  3. SPAKU ne rastin Beqja dhe kete te fundir te Bajrave tregon qe brenda grupit te prokurureve ka njerez qe marrin rryshfet dhe bejne favore partie.

    Gjynah se e pritem me entuziaem ngritjen e tij por po degjeneron cdo dite me keq se drejtesia e meparshem.

    Ambasada Amerikane duhet te nderhyhet urgjentisht nese ka vullnet .

  4. Lere “Tiransin” mos u mer me te.
    Se eshte ne hall te madh qe si eshte katandisur Spak keshtu.
    E ka me goditje te larget.
    Se gjasme ai dikur kishte besim.
    Tani po ja prish qefin.
    Dhe po ja prishe qefin “tironsit” spaku duhet zhbër.
    Qe neser do filloj zhberja, besoj nga muaji i ardhshem nuk do ket me spak.

  5. Berishe mos u lodh per te tjeret por provo pafajsine tende. Kaq bej, per te tjerat mendojne ata qe nuk kane vjedhur si ti por per 30 vite kane paguar taksat.

    1. Ti kishe ekspertet e PD doktor, kur u hartua pseudoreforma…morën pjese aktive ne qullosjen e sistemit dhe madje kan marr paga deri me 7 mij euro. Ju kujtoni se njerezit han pershesh

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar nuk provohet pafajësia, provohet fajësia, dhe spakari duhet tia provojë, pastaj e akuzon, jo e kundërta, por sa kar je nuk mund ta marrësh vesh këtë pisllik.

  6. Rama urdhëroi të shkelen rregullat e Kuvendit dhe të përjashtuarit të mos rrinë te dera, por të futen brenda dhe të hipin mbi karrige.

    Duke qenë se “Revolucioni” nuk tremb më askënd përveç vetvetes, Rama si mjeshtër i gallatës dhe i humorit që është, e shuan atë me pështymë.Behu burre salih karaxhic berisha se ngele pafillo malokesh

  7. “Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *