• |
ide | kryesore

Italia 187 vite burg për organizatën mafioze të Elvis Demçes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet burg u kërkuan për organizatën kriminale të kryesuar nga bosi shqiptar Elvis Demçe, i cili së bashku me rivalin e tij Ermal Arapaj marrin dënimin më të lartë: 20 vjet. Këto janë përfundimet e gjykimit të shkurtuar të dorëzuar në gjykatë nga prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi.

Të pandehurit akuzohen për krimet e bashkimit kriminal me qëllim trafikun e drogës, rrëmbime, zhvatjen, zjarrvënie, kërcënimin.

Demçe, 37 vjeç, tashmë i ndaluar , siç rezultoi nga disa përgjime të karabinierëve, kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po hetonte mbi të.

“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për “dealing”, por një kompani që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj”, argumentuan prokurorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *