• |
ide | kryesore

Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha përmes Edi Ramës ka sulmuar dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët i ka quajtur trekëndësh të Bermudës. Në Kuvend Basha tha se Edi Ramën e ka marrë malli për Sali Berishën dhe prandaj merret kaq gjatë me problemet e brendshme të PD-së.

Basha i kujtoi Ramës fitoren në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiramës në vitin 2011, dhe tha se do ta ketë sërish përballë në krye të demokratëve, që sipas tij e kanë zgjedhur për ti prirë betejës për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë.

Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që ti japë. (nxjerr të dhënat për shkollat, fondet e BE në raport me fondet e qeverisë).” – tha mes të tjerash kryedemokrati.



8 Comments

  1. Me siguri eshte me poshte se Kujtim Gjuzi !
    Nje mosmirenjohes i cili as qe ja vlen te merresh me te !
    Te vije zor,pleh kur vendos shenja barazimi me Edvin Ramen te Sali Berishes ti je i marre fund !
    Kurren e kurres Sali Berisha nuk ka qene i lidhur me banda,krimin,perversitetin,pabesine,palaçollekun !Je nje hiç qe meriton nje peshtyme nga te gjithe,jo vetem Demokrate !

    1. ca thu o kar, Berisha ka qene koka e bandave. Shko shif nje cik vilen ne Lalz, po vriten perdite njerez nga mafja e bregut vetem Berishes si afrohet njeri

  2. E ke kthyer Partine Demokratike ne objekt argetimi te edivin rames,luli basha,turp tw te vije,funderrine paske qene !

  3. Mire o Lul Basha, te drejta ato qe thua, por ti nuk vjen nga Hena, ti ke qene disa here minister dhe je po aq I zhytur apo me mire te themi I zhyer me kete llum, pjese e ketij sistemi.
    Nuk e sjell dot ti ndyshimin, te mungon forca per t’u perballur me te keqen, vetem fjalime patetike degjojme nga goja jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *