• |
ide | kryesore

Goditet një tjetër rast transporti emigrantësh të paligjshëm, dy persona në pranga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Përkatësisht kanë rënë në pranga 20-vjeçari K.R., dhe 22-vjeçari K.B.

Uniformat blu bëjnë me dije se të rinjtë u arrestuan në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një makinë dhe dy aparate celular.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *