• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez bëhet më i paguari i Inter: sulmuesi ka rinovuar deri në vitin 2026

-Instant, Sport



Lautaro Martinez është lidhur me Interin deri në vitin 2026. Njoftimi megjithatë nuk ka ardhur nga klubi zikaltër, por nga Tyc Sports, një gazetë argjentinase që ka qenë gjithmonë shumë e vëmendshme dhe e afërt me ngjarjet rreth lojtarit, duke gjetur mbështetje edhe në burime pranë klubi zikaltër në Itali. Me këtë marrëveshje, e cila nuk përfshin klauzolën e lirimit, Lautaro do të bëhet lojtari më i paguar në skuadrën e Interit dhe akordi ka ardhur në fund të një negociate shumë të gjatë.

Kështu edhe pesë vite të tjera kontratë për Toron zikaltër. Statusi zyrtar do të arrijë shumë shpejt por rinovimi tashmë është punë e kryer, duke konfirmuar deklaratat e Marottas dhe jo vetëm, gjatë javëve të fundit që sugjeronin këtë zgjidhje të vlerësuar nga të gjitha palët e përfshira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *