• |
ide | kryesore

Mbaron “stazhi” për Gjylametin/ Rama e rikthen për të punuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mosmarrëveshje me Ramën dhe Veliajn para zgjedhjeve të 30 Qershorit u bë shkak që Blerina Gjylameti të mos shihej me sy të mirë në Partinë Socialiste të Tiranës, e cila gradualisht po kalonte nën kontrollin e plotë të Erion Veliajt gjatë dy viteve të fundit. Megjithëse kaloi një kohë e gjatë, çështja “Gjylameti” nuk ishte harruar nga Veliaj dhe në 25 Prill u pa se për ish-pedagogen e ekonomikut nuk kishte më vend në listat e kandidatëve të PS për Tiranën.

Emri i saj u pa në listën e kandidatëve të Korçës, në zonën e Pogradecit ku Gjylameti tha se kandidoi për hir të origjinës së saj. Por lëvizja nga Tirana, ku ajo kishte punuar më parë ishte një zgjidhje për mosmarrëveshjet me Veliajn, i cili ka pranuar se Rama ishte konsultuar vazhdimisht me të për kandidatët e Tiranës.

Ndërkohë sot, në një postim në Facebook, Blerina Gjylameti ka njoftuar se është rikthyer sërish për të punuar në Tiranë, në njësinë nr.4 që përfshin zonën nga 5 Maji deri tek Bregu i Lumit.

Vendimi për t’i dhënë fund “stazhit” në Pogradec tregon se më në fund, Gjylameti i ka riparuar marrëdhënien me Erion Veliajn. Ose Rama po i çon sinjale Veliajt se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë ai që do të lëvizë nga Tirana./Lapsi.al



3 Comments

  1. kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, Ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.Si thashe themet e plakave te tropojes të shkallet e pallatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *