• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin dhe u largua, kapet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin me inicialet L.Sh, i cili një ditë më parë aksidenti për vdekje me mjetin e tij një këmbësor. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme, në aksin Fushë Krujë-Tapizë, ku viktimë mbeti 60-vjeçari me inicialet I.M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *