• |
ide | kryesore

David Kozak dyshohet se vrau dhe një foshnje 2-muajshe, përpara masakrës në Univeristet

Lajme, Planet



Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që tronditi pasditen e djeshme Pragën, ku 24-vjeçari David Kozak, qëlloi me armë 14 persona, dhe më pas veten. Policia është duke hetuar për një lidhje të autorit të masakrës me një sërë mesazhesh me përmbajtje dhune në gjuhën ruse në “Telegram”.

Kozak, hapi zjarr nga kati i katërt i një ndërtese pranë universitetit “Charles”. Mediat e huaja shkruajnë se armën me të cilën vrau 14 persona e plagosi 25 të tjerë e kishte të ligjshme, dhe ishte një armë për vrashe në masë.

Kozak është po ashtu i dyshuar se ka vrarë dhe dy persona të tjerë javën e shkuar, në pyll

Studenti i cili ka shkaktuar masakrën më të tmerrshme në historinë e Republikës Çeke, i kishte dhënë sinjalet më parë. Bazuar në hetimet e deritanishme ai kishte paralajmëruar në Telegram se kishte dashur gjithnjë të kryente një vrasje masive.

Në një nga mesazhet e shumta të kësaj natyre, David shkruante më 10 Dhjetor të këtij viti se inspirimi i tij ishte Alina Afanaskina. Kjo e fundit, një vajzë ruse hapi zjarr ndaj shokëve të klasës pak kohë më parë.

“Jam inspiruar shumë nga Alina…tej mase. Ajo vrau vetëm dy nxënës, sigurisht nuk janë shumë. Gjithnjë kam dashur të bëhem një maniak në të ardhmen”, thuhej në mesazh.

Por kjo ngjarje horror nuk është vetëm kaq. Policia atje ka dyshime se David ka vrarë dhe babain e tij në ditë para kësaj ngjarjeje. Po ashtu, mendohet se ai u ka marrë jetën një burri dhe vajzës së tij të porsalindur në 15 Dhjetor.

E çuditshmja është se ai ishte ekselent në mësime me asnjë rekord kriminal të mëparshëm. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shtyrë të riun të kryejë akte të tilla çnjerëzore. Motivi i ngjarjes do të mbetet mister, sa kohë që David mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *