• |
ide | kryesore

Atentati te Don Bosko, identifikohet autori/ Policia jep 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm

Lajme, Të fundit



Andrea Bregasi është identifikuar si personi që qëlloi me armë në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, ditën e djeshme te Don Bosko.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Zefi bëri kallëzim në polici se një person e qëlloi me armë, mëngjesin e së enjtes teksa policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

24 orë pas ngjarjes, policia njofton se ka identifikuar autorin dhe se jep 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *