• |
ide | kryesore

Konflikti në Kepin e Rodonit/ Detaje të reja, policia në kërkim të personit që qëlloi me armë

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka vënë në pranga për konfliktin e armatosur një ditë më parë në Kepin e Rodonit,  Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

U konfliktuan me sende të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 8 shtetas (nga të dyja palët në konflikt). Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit.   Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ndue Sokoli, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Besnik Toma.

Ditën e djeshme, shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Ndue Sokoli, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.   Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi Besnik Toma.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.   Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



6 Comments

  1. Bajrami Kunder Kishes, nuke ështe çdie. Unë nuke e di, pse këta Taliban, Çeçen nuke ikun nga Shqiprija dhe Evropa, në çofte se nuke done të shofin Kisha, a po duke u ndertue kisha. Thëne kjo Mark Forrku nuke ështe njeri i besushem për të bër avukatin e pronave të kishave. Çecen islamik duhet ta dine që jetone në token e Gjergj Kastrijoti dhe në Evrope. Po nuke ju pelqej të ikun në Arabie e Turqie.

  2. jam dakort me parashkruesin, bashke me metjet e tuqise nga tokat e Gjergj Katriotit duhet te ikin edhe ata qe tjetersojne kishat ne fene e skizmatikeve

  3. Gjithë bota normale ka njohur revolucione demokratike, revolucione popullore, revolucione shoqërore, revolucione socialiste, revolucione trendafilash apo tulipanësh, kurse Shqipëria shpik “revolucionin personal” të bajraktarit, të beut, të agait, të feudalit, të padrinos, të don…tribusë.

    Shpikja idiote shqiptare e “revolucionit personal”, ku për pordhët e bajraktarit një skotë opingalëpirësish të prijsit janë gati të hedhin në erë ligjet, organet e drejtësisë dhe vetë shtetin

  4. “Mbreti vdes”.

    Duke qenë se u aludua se ky postim i Bashës, ishte një simbol dhe për Berishën, Gjekmarkaj shkruan se mbreti vërtet vdes një ditë, por eunuku nuk mund të behet mbret.

    “”Mbreti po vdes”

  5. Sipas lajmit te mesiperm, pronar ne ate vend, qe une e njoh, nuk eshte pronar Kisha Fraçeskane por prona eshte e nje banori autokton te fshati Shetaj. Kisha mos te japi lajme kontradiktore per pronesine por te tregoje se si ka vepruar per te pervetesuar me qindra hektare pyje e toka rreth kishes se vjeter qe eshte objekt pasuri kulturore, me çfare dokumentacioni prendon se eshte e saja. Spaku duhet ta zbertheje kete afere te radhes te pervetesuesit e prones publike.

  6. Duhet te zhvleresohet ligji leninist ( tona i takon atij qe e punon) nr 7501 ne te gjithe vendin,e jo vetem per te fortet ( qofshin keto edhe institucione fetare).Toka Prinderit i takon pronarit,e punon apo e le djere eshte puna e tij.Prinderit e mij ( dhe qindramije si ata) nuk kane marre tokat qe u rrembeu sistemi komunist ne reformen agrare te 1946 me justifikimin se ato u ndane me ligjin e 1991 ,e nuk mund te kthehen fizikisht.Pse kjo nuk ndodh ne kete rast?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *