• |
ide | kryesore

Dosja “Habilaj”, SPAK kërkon 8 vite burg për ish-shefin e antidrogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon 8 vjet burg për ish-efektivin Gjergji Kohila. Ish-shefi i krimeve në DVP Vlorë, i cili akuzohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit vijon të jetë në arrati.

Gjergji Kohila, nga Delvina, para se emërohej në këtë detyrë, ka qenë efektiv policie në Sarandë.

Urdhërarrestet për Kohilën, ish-drejtorin e policisë, Jaeld Çela dhe Sokol Boden u lëshuan në nëntor të vitit 2017. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj, gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016- s.

 

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i Policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit, ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.



1 Comment

  1. Policia qe duam
    Shefat qe duam
    ………………………….
    Dhe ju mendoni se keta te mavjosur do bejne shtet?
    Hajt se folim andej nga 2221

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *