• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çmendurinë në Brazil: Var anulloi një gol, tifozët e Gremios shkatërrojnë “dhomën”

-Instant, Sport, Video



Natë çmendurie në Brazil në pas-ndeshjen e Gremio-Palmeiras. Tifozët vendas, të frustruar nga disfata e panumërt në një kampionat që, pas 28 javësh, i sheh në vendin e parafundit dhe në rrezik të rënies, kanë shfryrë të gjithë zemërimin e këtyre muajve të fundit të zhgënjimit nga djemtë e Vagner Mancinit duke pushtuar terrenin e lojës dhe duke shkatërruar ‘dhomën’ ku ndodhej monitori Var për të protestuar kundër vendimit të teknologjisë, që në minutën e 86 kishte anuluar barazimin e Alves për pozicion jashtë loje.

Nga 2-2 i mundshëm në 3-1 për Palmeiras, që gjeti rrjetën në minutën e 95 me Breno. Një episod që shpërtheu tërbimin e rreth tridhjetë tifozëve, të cilët tejkaluan barrierat për të krijuar kaos duke i detyruar lojtarët e Gremios të strehohen në dhomat e zhveshjes menjëherë pas bilbilit të fundit. Përleshje pati edhe në tribuna, me përplasjet e tifozëve vendas me ata miq: një situatë që mund të çojë në pasoja të rënda disiplinore ndaj Gremios dhe tifozëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *