• |
ide | kryesore

Cilat ishin fjalët e fundit të Halnya Hutchins

-Instant, Paparazzi, Slider



Disa sekonda pasi u qëllua nga arma e Alec Baldwin , kinematografja Halnya Hutchins i tha një operatori në sheshxhirimin e filmit Rust: “Kjo ishte punë dreqi, kjo nuk duhej”.
Disa orë më vonë ajo u shpall e vdekur në spital.

Fjalët tragjike të 42-vjeçares, nënë e një fëmije, u raportuan nga e përditshmja Los Angeles Times sipas intervistave të njerëzve që po punonin për filmin ‘western’ të Baldwin, si dhe email-eve e mesazheve të tyre.
Disa momente më herët Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe ku ai do të qëllonte me pistoletën Colt, kalibër 45.
Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur me gëzhoja boshe, aktori i njohur tha: “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzen dhe ‘Bang!’”.
Por në fakt një plumb i vërtetë doli nga gryka e armës megjithse aktorit i ishte thënë se ishte një “armë e ftohtë,” siç i referohet zakonisht produksioni armëve të provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë prapa në krahët e krye-elektriçistit teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak.
Ndërkohë edhe regjisori Joel Souza, i cili besohet se u godit nga i njëjti plumb, ra edhe ai përtokë.
“Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!” kishte thërritur Souza, sipas të përditshmes.
Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe tha: “Çfarë dreqin ndodhi?”
“Mjekët, ku janë mjekët!” thërriti dikush, teksa stafi shkonte të ndihmonte Hutchins.
Tragjedia e ka prekur shumë aktorin dhe burimet tregojnë se i duhet kohë të marrë veten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *