• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë e Partizanit me një supergol të Mustës: Daja i lë vendin e fundit Kastriotit

-Instant, Sport, Video



Më në fund një fitore në kampionat edhe për Partizanin. Të kuqtë I kanë dhënë njëfarë qetësie vetes dhe teknikut Ilir Daja, duke mposhtur 2-0 Kastriotin, në javën e 8 të Superiores. Në Kamëz, përballë skuadrës së Ndreut u shfaq një Partizan agresiv, ndoshta edhe nga ndërgjegjësimi që me fitoren e Skënderbeut një ditë më parë nëse nuk triumfonin ndaj Kastriotit do të mbeteshin të fundit në tabelën e klasifikimit.

Rikthimi i Kaces në mesfushë i kishte dhënë stabilitet e qartësi lojë së të kuqve, që tentuar të mos bëjnë gabimet e mëparshme. Insistimi për të zgjidhur ndeshjen megjithatë u kurorëzua me sukses vetëm në minutën e 37, kur Musta shënoi avantazhin me një goditje dënimi spektakolare nga 25 metra, të cilën Sali nuk mundi ta mbërrijë. Krutanët nuk janë nga ajo skuadër që heqin dorë e madje në fundin e pjesës së parë pretenduan një penallti për prekjen me dorë të topit nga Sota.

Në 45 minutat e dyta Partizani luajti me frikën se mos ndëshkohej dhe ishte më i kujdesshëm për të mbajtur nën kontroll ajazin e të tjerët. Sembene shënoi golin e dytë në minutën e 76, por jo më parë se Musta të pikasej në pozicion jashtë loje. Gjithësesi takimi me golin e dytë u shty vetëm për 14 minuta, sepse në skadim të kohës së rregullt Rrapaj shënoi golin që mbylli ndeshjen. 8 pikë për Partizanin që spostohet në vendin e tetë, duke i lënë vendin e fundit krutanëve me vetëm 5.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *