• |
ide | kryesore

Detaje nga arrestimi i zyrtarëve të Bashkisë Vlorë: I dhanë leje ndërtimi pronarit të lokalit për një kat shtesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë versionin zyrtar për arrestimin e tre personave në Vlorë, mes tyre dy punonjës të Bashkisë së qytetit bregdetar. Sipas bluve, në pranga kanë rënë dy punonjësit e zyrës urbanistike në Bashkinë e Vlorës, Rubin Hekurani dhe Klaudio Mehmetaj për veprën penale shpërdorim detyre. Ndërkohë është arrestuar dhe 53-vjeçari me iniciale N.K. pronari i një lokali për ndërtim të paligjshëm. Policia bën të ditur se punonjësit e urbanistikës dyshohet se i kanë miratuar një leje ndërtimi shtetasit N.K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *