• |
ide | kryesore

Gjysma e dozës për të rritur, Moderna kërkon në BE miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë. “Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12 vjeç e lart në Evropë.Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

EMA po shqyrton edhe të dhënat e kompanisë Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç. Vaksina Pfizer për këtë grup-moshë është miratuar në SHBA, javën e kaluar.

Në SHBA, Moderna është e miratuar vetëm për personat 18 vjeç e lart. Aktualisht, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është duke shqyrtuar vaksinës Moderna për grup-moshën 12 deri në 17 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *