• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Dimal-Lushnje/ Makina godet mjetin e policisë, plagosen rëndë drejtuesi i Benzit dhe 2 pasagjerët

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra lart rreth-rrotullimit të Poshnjes.

Një mjet tip ‘Benz elegancë’, me targa AA 780 DE, që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati, ka goditur mjetin e Policisë së Patrullës Rrugore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë janë plagosur rëndë drejtuesi i “Benzi-t” dhe 2 pasagjerët që ndodheshin me të. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës, drejtuesi i mjetit ka pësuar shembje të brendshme dhe për shkak të gjendjes së tij më të rënduar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe ekspertimin e vendit të aksidentit, për të saktësuar edhe dinamikën e plotë të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *