• |
ide | kryesore

Drama e Agueros, problemi është “i natyrës malinje”: mund të jetë i detyruar të mbyllë karrierën

-Instant, Sport



Sergio Aguero mund të detyrohet të tërhiqet nga futbolli. Lajmi i bujshëm vjen nga Catalunya Radio, sipas të cilëve aritmia kardiake e zbuluar pas dhimbjes në gjoks, të ndjerë gjatë ndeshjes kundër Alaves, është e natyrës malinje. Lojtari i Barcelonës tashmë është në dijeni të situatës, e cilësuar si “serioze”, pas testeve të fundit që argjentinasi i është nënshtruar.

Zyrtarisht asgjë nuk është përcaktuar ende dhe qendrimi i vetëm është ai i shprehur në komunikatën e Barcelonës të datës 2 nëntor: “Lojtari i ekipit të parë Kun Aguero i është nënshtruar një procedure diagnostike dhe terapeutike të kryer nga mjeku Josep Brugada. Ai do të jetë i padisponueshëm në tre muajt e ardhshëm dhe më pas do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

Tani, nëse në ditët apo javët në vijim, lajmi do të konfirmohet, sulmuesit 33-vjeçar argjentinas nuk i mbetet gjë tjetër përvecse të varte këpucët në gozhdë. Ndërkohë, Kun i ka besuar Tëitter-it mendimin e tij: “Duke pasur parasysh zërat, ju them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë analiza dhe trajtime për të parë ecurinë time brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *