• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë/ Identifikohen kush ishin dy personat e vrarë në Astir

-Instant, Lajme, Të fundit



Identiteti i dy viktimave në zonën e Astirit është zbardhur. Kështu mësohet se një nga viktimat është Erigers Mihasi, rreth 37 vjeç. Ai u gjet i vrarë brenda makinës tip ‘Audi’. Mësohet se Mihasi ka qenë person me precedent penal. Ndërkohë viktima e dytë e ngjarjes është Armando Dumani, gjithashtu person me precedent penalë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se atentati ka qenë i mirëmenduar, ndërsa sulmi është kryer me kallashnikov. Plumbat kanë kapur automjetin në anën e pasagjerit duke shpuar tej për tej xhamin e automjetit. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve teksa njofton se në hyrje dhe në dalje të Tiranës janë ngritur pika të shumta kontrolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *