• |
ide | kryesore

Ministri nxjerr pamjet, ushtria amerikane stërvit forcat e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj shprehet se instruktorët ushtarakë amerikanë kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes në Kampin “Bondsteel”, raporton Gazeta Express. Mehaj ka shkruar në Facebook se FSK stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac).

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane. Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook



2 Comments

  1. Shumë mirë, të shkojë Rama tani dhe të stërvise forcat serbe për inat të Kosovarëve, ç’të keqe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *