• |
ide | kryesore

Vogëlushja që pushtoi fushën, zbulon ‘masterplanin’ e saj për të fituar fanellën e Ronaldos

-Instant, Sport



Addison Whelan, superfansja e Ronaldos, ka bërë pushim nga shkolla dje për të festuar marrjen e fanellës së yllit të futbollit – ndërsa ajo zbuloi se madje kishte fjetur me atë fanellë. Futbollistja e vogël 11-vjeçare kapërceu barrierat e fushës për t’u futur në bar pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Irlandës dhe Portugalisë në stadiumin Aviva në Dublin të enjten mbrëma. Sulmuesja e Shelbourne U-13, Addison e përshkroi takimin me idhullin e saj si “një ëndërr e realizuar” – dhe mori një ditë pushim në shkollë për të kaluar kohë me pasurinë e saj të re. E duke folur për The Irish Sun, babai i saj Peter, ka zbuluar “masterplanit” e së bijës për të takuar heroin e saj.

PLANI PËR TË TAKUAR IDHULLIN
Peter tha: “Addison bëri një punë të mirë me planin që kishte dhe ajo mori ditën e pushimit nga shkolla për të festuar funksionimin e tij. Ajo zbriti në shtëpinë e dados së saj sot në East Ëall për të festuar dhe për tu relaksuar, ajo është duke u zbavitur. Plani i saj funksionoi mirë. Ne kishim menduar një plan të vogël. Ne kishim bërë një poster me emrin e Ronaldos mbi të, ku i kërkonim fanellën e tij, por nuk mendoj se ai e pa atë – vazhdoi ai -. Pra, pjesa e dytë e planit të saj ishte të provonte të dilte në fushë. Ne kishim vende të mira, ishim në rreshtin e dytë nga fusha, afër flamurit të këndit, kështu që ato ishin vende të mira. Dhe nuk u desh shumë për të hyrë në fushë”.

“Posteri ishte opsioni i parë – tregoi ai me detaje -. Pas punës të enjten shkova në shtëpi para ndeshjes dhe u ulëm në tavolinë dhe vizatuam një poster me emrin e tij mbi të dhe duke thënë se a mund të kishim fanellën e tij. Unë nuk mendoj se ai e pa posterin, kështu që Addison duhej t’a merrte situatën në duart e saj dhe të zbriste në fushë. Ajo është e shpejtë dhe ia doli”. Kamerat televizive fiksuan Addison duke u futur në fushë dhe duke u ndjekur nga punonjësit e sigurisë ndërsa u dëgjua bilbili i fundit në ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola. Vogëlushja megjithatë arriti t’i afrohej portugezit pasi thirri emrin e tij për ti tërhequr vëmendjen CR7.

ËNDËRR E BËRË REALITET
Addison kujton momentin me shumë kënaqësi: “Ronaldo u kthye dhe më pa dhe u tha atyre (sigurisë) të më linin, e erdhi tek unë. “Po dridhesha dhe po qaja. “E pyeta ‘a mund ta marr fanellën tënde të lutem, unë jam një fanse e madhe e jotja?’ Dhe ai tha ‘në rregull’. “Kur babai im e pa atë duke hequr fanellën, fytyra e tij u trondit. Po mendoja ‘O Zot, kjo është ëndrra ime dhe më në fund po bëhet realitet’.” Addison dhe familja e saj kishin frikë se do të përballeshin me një gjobë prej 3,000 € pas daljes së saj në fushë – por zyrtarët njoftuan se nuk do të aplikonin një gjobë. “Nuk do ta kisha shitur fanellën për asgjë në botë! Nuk do ta kisha shitur për një milion vjet! Unë do ta vendos atë në kornizë në murin e dhomës time. Nuk do të jetë kurrë larg syve të mi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *