• |
ide | kryesore

Berisha dekonspiron kleçkën se pse nuk e pranon kuvendin e thirrur nga Basha

-Instant, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo përpjekje të Lulzi Bashës për të marrë nën kontroll procesin e nisur nga 4200 firmat e marra prej tij. Berisha ka organizuar një konferencë urgjente për shtyp për të thënë se vendimi i kryetarit aktual është nul dhe një përpjekje për diversion për të penguar një kongres që ai nuk donte ta mblidhte kurrë.

“Basha dhe Rama duan ti vjedhin axhendën kongresit” tha ai duke e ftuar Bashën: “je i ftuar të vish në kuvendin e partisë, por kushdo që huyn hyn në atë sallë  futet si anëtar i barabartë me të tjerët, pasi ky është një kuvend i mbledhur nga anëtarësia”.

Lexo me tej:

Basha shpall nismën/ Tani ka dy PD, secila me kuvendin e vet të dhjetorit

Berisha vazhdoi: “Dua të garantoj firmëtarët e këtij misioni historik se nuk do ketë forcë që mund të përkëmbë firmat e tyre dhe kuvendi do të shpallet në datën e shpallur prej tyre. Ai do të mblidhet jo sipas renditë të ditës së peng kryetarit por sipas axhendës që kanë nënshkruar ata.

Pra Berisha nuk duket i gatshëm asnjë kompromis dhe ai do të vazhdojë pa lëkundje atë që e quajti “rrevolucioni paqësor” i demokratëve. Me sa u kuptua nga konferenca për shtyp halli i tij, më shumë sesa me datën është i lidhur me axhendën e Kuvendit Kombëtar për të mos ia lënë atë në dorë kryesisë zyrtare e cila ka për qëllim të shkarkojë Bashën nga një shkarkim i mundshëm.

©Lapsi.al

 



6 Comments

  1. O basha çdo dite e me shume po kuptohesh se je i shitur tek rama dhe perseri tani shpetimin e kerkon nepermjet rames . Po nuk ke mbeshtetje ne baze o idiot . Çe do partine pa antar o idiot .

  2. Sales i duket vetja perendia mbi tok.
    Ai duhet te bej c te doj. Dhe askush mos te ket guximin ta kundershtoj. Ai ka te drejt te bej sulme. Kurse te tjeret te ulin koken.
    Nuk ndryshove njeher o plak i qelbur, gjithmon ta kan fajin te tjeret.
    Pd duhet te clirohet nga keta dy pisa.
    Nuk ka njeri tjeter pd? Vetem keta qe e kan ber lesh partin, ka ajo parti??

    1. Nuk ka tjeter o zagar i pa loqe, sepse te Llullin faqe bythen r aya pak qe i shkojne pas, i bleu megahajduti me parate qe ju vjedh shqiptareve dhe me parate e droges! Ha mut!

  3. Narcizmi (Narcizti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.) i Sali Berishës është i një lloj personaliteti, që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe e një mungese të theksuar empatie. (Fjala anglisht empati rrjedh nga fjala greke empatheia, që në varësi të kontekstit do të thotë: simpati, dhembshuri për tjerët etj.)
    Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcisit fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcisist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues. Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin e tyre, thjesht kjo është fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë sot të mëshiruar te një pjesë të ndjekësve e Berishës. Në të vërtetë, e ke të vështirë ta përkufizosh “berishizmin” si një lëvizje moral-politike e një shtrese të caktuar shoqërore. Në PD ekziston një problem madhor, termat “e majta dhe e djathta” ‘janë të keqkuptuar dhe janë të ngarkuara e të ngatërruar në polemika të shumta e të kota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *