• |
ide | kryesore

Mancini, tregon cfarë ndodhi me Italinë: “Kujtuam se ishim kualifikuar… Playoff? Do evitoja Ronaldon”

-Instant, Sport



Nuk është momenti më i mirë i Italisë së tij, përkundrazi, është ndoshta më i keqi, por Roberto Mancini e mban lart stekën dhe shikon pozitivisht drejt play-off të muajit mars. Barazimi në Belfast i ka detyruar të kaltrit të luajnë dy ndeshje për brenda ose jashtë dhe t’i fitojnë të dyja: “Menduam se ishim kualifikuar tashmë në Kupën e Botës, por duhet të jemi në gjendje të pranojmë verdiktin e fushës edhe kur ai është negativ. Kemi ende mundësi dhe do t’i luajmë shanset tona, nëse do të kishte një moment negativ, më mirë tani sesa në mars ose më vonë në Kupën e Botës. Megjithatë, nëse arrijmë në mars dhe jemi pa dëmtime, mund të sfidojmë këdo. Nëse vërtet duam të heqim një kundërshtar, do të thosha Portugalinë.”

“Nuk e mendoja se nuk do të kualifikohesha menjëherë, por jemi në gjysmë të rrugës, duhet të gjejmë forcat dhe të përgatitemi për marsin” pranon trajneri, duke folur në Samitin Social të Futbollit. 0-0 në Belfast dhe mungesa e kualifikimit të drejtpërdrejtë shkaktoi shumë zhgënjim tek tifozët, por vetë Mancini dëshiron të kujtojë se “jemi një ekip i shkëlqyer, nuk e fituam kampionatin Europian rastësisht, por sepse e stërmerituam”.

Trajneri më pas është fokusuar në grupin e lojtarëve të tij, tek i cili vazhdon të ketë besim të plotë: “Unë besoj te djemtë, e kuptoj që mund të ketë momente kur nuk mund të japësh 100%. Ne e komplikuam vetë grupin, në dy ndeshjet me Zvicrën”. Në fund edhe një batutë për Jorginhon dhe gabimet nga pika e bardhë e 11 metërshit: “Penalltitë i gabojnë ata që i godasin. Kemi fituar një europian me penallti, edhe një Botëror, ndodh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *