• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e “monstrës së Fierit”: 8-vjeçari erdhi në shtëpinë time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari i cili akuzohet se rrëmbeu dhe më pas vrau një fëmijë vetëm 8 vjeç në fshatin Mujalli të Fierit.

Para efektivëve të policisë, ai ka pranuar se të miturin e marrë peng fillimisht në banesë dhe pas disa orësh e ka vrarë. Trupin e ka groposur në një pjesë të oborrit të tij duke e mbuluar me baltë.

“Po. Unë e mora në shtëpi. E vrava dhe pastaj e groposa në oborrin tim” -mësohet se është shprehur ai.
Prindërit e të miturit kishin humbur kontaktet që në orët e paradites.

Rreth orës 15.30 ata kishin bërë denoncim në polici dhe më pas u zbulua krimi që kishte bërë fqinji i tyre.

Burime nga grupi hetimor thanë se 38-vjeçari fillimisht ka goditur të miturin me lopatë në kokë e më pas e ka groposur. Ai jetonte vetëm pasi babai dhe vëllai i tij ndodheshin në burg në Greqi ndërsa nëna e autorit ndodhet në Maqedoni. 

Çalamani njihej si person problematik në fshat. Ai ishte i alkoolizuar dhe në të kaluarën kishte rrëmbyer një vajzë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *