• |
ide | kryesore

Greqia nuk gjen qetësi nga Covid, 87 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 6682 raste të reja me COVID-19, duke ruajtur sërish një trend të lartë infektimesh. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 87 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 17 012, që prej fillimit të pandemisë në shtetin grek. Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 561, prej të cilëve 466 janë të pavaksinuar, ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 474 pacientë të rinj, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 421.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *